Paulo Dybala i ka hedhur poshtë fjalët e vëllait të tij se do të largohet nga Juventusi.
La Joya ka qenë i lidhur me një largim nga Torino këtë verë, me klube si Inter, Atletico Madrid dhe Manchester United, që interesoheshin për të.
“Vëllai im fliste për vete. Unë kam biseduar me (drejtorin sportiv Fabio) Paraticin, ai e di atë që unë mendoj, unë dua të qëndroj me Juventusin”.
“Nuk varet nga unë, klubi duhet të marr vendim duke u bazuar në idetë e trajnerit të ri, por unë dua të vazhdoj me Juventusin”.
“Ne nuk e dimë se kush do të jetë trajneri i ri, por shpresoj se do të jetë dikush i madh në mënyrë që të mund të fitojmë gjithçka”.
“Ne e kemi falënderuar dhe përshëndetur Max Allegrin, pasi jemi shumë mirënjohës për atë që ai ka bërë”.
Dybala u pyet në mënyrë të veçantë nëse do të shkonte në Inter, ai bëri me dije që jo.
“Kam shumë respekt për këtë triko dhe tifozët e Juventusit, kështu që nuk do të flas për klubet e tjera”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua