Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po shqyrton mundësinë që muajin e ardhshëm të vizitojë Iranin, për shkak të tensioneve në rrijte mes Teheranit dhe Washingtonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Por, lidhur me këtë Abe pret të këshillohet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, pasi të mbërrijë këtë fundjavë në Tokio.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke u thirrur në një burim anonim të qeverisë, sot njoftoi se vizita e kryeministrit Abe në Iran mund të zhvillohet nga mesi i qershorit. Abe, i cili shpreson në ndërmjetësimin midis SHBA-ve dhe Iranit do të kërkojë miratimin e Trumpit gjatë vizitës së tij e cila fillon të shtunën.
Raporti u shfaq shtatë ditë pasiqë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif vizitoi Tokion.
Japonia është importuesi më i madh i naftës iraniane para sanksioneve. Nëse vizita realizohet, Abe do të bëhet udhëheqësi i parë që viziton Iranin që nga viti 1978.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte