Google ADS

Kasami: Besa do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme!

17:06 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Nuk i kemi dhënë përkrahje Stevo Pendarovskit në raundin e dytë zgjedhor, por qëllimi ynë ishte të kemi proces të suksesshëm me qëllim që vendi të lëvizë përpara.

Disponimi te votuesit shqiptarë është në anën e opozitës, kështu që BDI tërësisht është delegjitimuar.

Ende është herët të thuhet nëse në zgjedhjet e ardhshme do të shkojmë në koalicion me Aleancën Shqiptare, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në intervistën për Nezavisen Vesnik.

Do të shkojmë nga dera në derë dhe do ta promovojmë vizionin tonë, ka shtuar ai.

Kasami është i bindur se Lëvizja Besa do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare te votuesit shqiptarë, ose do të jetë pjesë e ndonjë opsioni më të gjerë që do të dalë fitues dhe do jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme