Giorgio Chiellini ka folur për ish-trajnerin e tij te Juventusi, Antonio Conten, i cili po lidhet me stolin e Interit.
Conte po lidhet tash e disa muaj me stolin e Interit, ku shumë media italiane po e japin tashmë të kryer marrëveshjen mes palëve.
Megjithatë, një ish-lojtar dhe mik i tij, Chiellini, e ka uruar Conten të mos fitojë asgjë nëse bëhet trajner i Nerazzurrëve.
“Unë urrej të shoh Conten në Inter, por kjo është jeta. E kuptoj se ai është një profesionist, por ta shohësh atë në Inter do të ishte e çuditshme”, ka thënë fillimisht Conte.
“Nuk është një kritikë, të gjithë e dinë se kam një marrëdhënie të veçantë me Antonion”.
“Çfarë mund të them, unë shpresoj se çdo gjë shkon mirë për të, por uroj të mos fitojë asgjë në Inter.
“Është e vërtetë se kur ai e trajnoi Chelsean, e mbështeta shumë atë. Në Inter, jo, nuk mund ta bëj këtë”, përfundoi kapiteni i Juventusit. /Telegrafi/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...