Bangladeshi ka përzgjedhur ndërtimin e gardhit me gjemba rreth kampeve të refugjatëve, për shkak të një rritjeje dramatike të trafikimit të refugjatëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohammad Abdul Kalam, përfaqësues i Bangladeshit në Komisionin e Ndihmës dhe Riatdhesimit të Refugjatëve (RRRC), të mërkurën për AA tha se masa ishte vendosur në vitin 2017, por nuk ishte zbatuar pasi që nuk kishte arritur nivelin e krizës.
“Gardhi jo vetëm që do të parandalojë trafikimin e Rohingya-ve, por do të ndihmonte edhe në kontrollin e prirjes së tyre për të lëshuar zonën e kampit”, tha Kalam.
Ai theksoi se një komunitet i madh refugjatësh Rohingya banojnë në Cox’s Bazar dhe i gjithë rajoni i vendeve fqinje do të rrezikohej nëse çështjes Rohingya nuk do t’i jepej rëndësi.
Kalam tha se refugjatët lëshojnë kampet nga zhgënjimi i mungesës së vendeve të punës dhe pajisjeve tjera bazë.
Siç tha ai, Mianmari është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion qeverisë së saj për riatdhesimin e popullit.
Një zyrtar i policisë në Cox’s Bazar, i cili nuk pranoi të emërohej, për AA tha se, “Pothuajse çdo ditë, ne parandalojmë Rohingya-t nga trafikimi në Malajzi përmes Gjirit të Bengalit. Nuk ka kufij rreth kampeve të refugjatëve. Po të kishte, incidentet e tilla mund të reduktoheshin”.
Më herët, qeveria propozoi ndarjen e 31.9 milionë Taka të Bangladeshit (rreth 378.141 dollarë) për ndërtimin e gardhit me gjemba rreth 11 kampeve të refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazar.
Propozimi i është dërguar Ministrisë së Financave për miratim.
Gardhi me gjemba nuk është zgjidhje
Nay San Lwin, koordinator i fushatës për grupin e të drejtave “Koalicioni i Lirë Rohingya”, tha për AA se rrethimi me gardh me gjemba nuk do të zgjidhë problemet që shqetësojnë kampet.
“Ka nevojë për të edukuar refugjatët që të mos bien në grackën e kriminelëve dhe trafikantëve me njerëz. Më e rëndësishmja është shkatërrimi i grupit kryesor që qëndron prapa trafikantëve që angazhohen në kampe. Ngritja e gardhit do të jetë si vendosja e Rohingya-ve në kampe të përqendrimit. Unë kam vizituar kampet e përqendrimit nazist. Unë nuk dua që shokët e mi Rohingya të gjejnë strehë në të njëjtat kampe të përqendrimit”, tha ai.
Persekutimi i popullit Rohingya
Populli Rohingya, i përshkruar nga Kombet e Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.
Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë myslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.
Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar “Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar”.
Raporti tha se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.
Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë mysliman në gusht të vitit 2017.
OKB ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të tjera të kryera nga forcat shtetërore në Mianmar. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...