Gjermania po lulëzon sa i përket ekonomisë. Mbi 1 milion vende pune janë të lira, derisa edhe pagat janë mjaft të larta.
Por, ka edhe paga që janë më të ulëta dhe duhet t’i keni parasysh nëse shkoni në Gjermani.
Punëtori i kuzhinës ose hotelit përfiton 90 mijë euro më pak se shefi i mjekësisë, që është puna me pagën më të lartë në Gjermani. Punëtori i kuzhinës paguhet 21 mijë euro në vit. Sigurisht se kuzhinieri e ka pagën më të partë.
Profesionet e tjera në listë përfshijnë industrinë financiare, të shitjes dhe të biznesit.
Sipas studimit, shumica e vendeve të punës kërkojnë shkollim, ndërsa punët e mbushura nga punëtorët e pakualifikuar priren të jenë në skajin më të ulët të shkallës së pagës.
Pas punëtorit të kuzhinës, më pas vijnë floktar, kamerier, punëtor i qendrave të thirrjeve, recepsionist, e kështu me radhë.(koha.mk)
10 punët më pak të paguara në Gjermani (nga 1 në 10)
Punëtor kuzhine – 21,907 €
Floktar – 23,202 €
Kamerier/kameriere – 23,619 €
Punëtori i Qendrës së Thirrjeve – 25,200 €
Recepsionist – 25,372 €
Arkëtar – 26,572 €
Kuzhinier – 27,195 €
Ndihmës dentist – € 27,993
Kujdestar – € 28,002
Shofer komercial – € 28,436
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...
Islami: E gjithë kjo iniciativë e Serbisë është luftë për do...
Vrasja në Aktash/ Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ...
Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberaliz...
Profesori serb: Politika e Millosheviqit është rikthyer në S...
Alarmi taktik i Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia