Haradinaj Vuçiqit: Reflekto, tregohu pak evropian!

15:13 | 24 Maj 2019
A. B.

Ramush Haradinaj i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit serb, Vuçiq. Kryeministri i Kosovës i ka thënë presidentit serb se është koha që ai të reflektojë.

“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje.

Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku.

Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok” shkruan Haradinaj në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme