Qytetari i tha policisë se bomba gjendet në Gjykatën Speciale

13:58 | 24 Maj 2019
arbresh.info

Derisa njësitet e Policisë së Kosovës po kontrollojnë objektin e Prokurorisë Speciale për medie është deklaruar zëdhënësi i saj, Ekrem Lutfiu.

Lutfiu ka thënë se telefonuesi ka thënë se mjeti shpërthyes gjendet në Gjykatën Speciale.

“Në Këshillin Gjyqësor kanë pranuar një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim dhe kanë thënë në Gjykatën Speciale, por pasi në Kosovë nuk ka një të tillë, ne kemi lokalizuar Prokurorinë Speciale”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ende nuk kanë asnjë informacion për qytetarin që ka telefonuar.

“Ne e kemi evakuuar stafin dhe për momentin nuk kemi informata të tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka marrë një telefonatë përmes se cilës është deklaruar se dy mjete shpërthyese gjenden në objektin e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme