Përfaqësuesja e Kosovës nën 21 vjeç do të luajë dy ndeshje kualifikuese në qershor dhe do t’i fillojë përgatitjet më 27 maj në Prishtinë.
Ekipi U21 i djelmoshave të Kosovës do të luajnë dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021, një kundër Andorrës dhe një tjetër kundër Turqisë
Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit dhe do të fillojnë më datë 27 maj.
Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.
Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Kosovë U21, Rafet Prekazi
Në ciklin e parë kualifikues, Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje./telegrafi
Agjenda e Kosovës U21
27 maj, ora 17:00
28 maj, ora 17:00
29 maj, ora 17:00
30 maj, ora 17:00
1 qershor, ora 17:00
2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00
3 qershor, ora 17:00
6 qershor, ndeshja Andorrë U21 – Kosovë U21
8 qershor, ora 17:00
9 qershor, ora 17:00
10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”
11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...