Një djalë 4 vjeçar kosovar me banim në Zvicër është zhdukur që nga dje.
Zeneli* po luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tij të tjerë në një shesh lojërash në Wildegg kur papritmas u nda nga nëna e cila menjëherë ka lajmëruar Policinë
Nëna e tij Burbuqe M. Nuk i shuan shpresat. Ajo thotë se djali do tw kthehet.
“Ne ndjemi të humbur dhe dëshpëruar, por, shpresojmë se Zeneli do të gjendet. Megjithatë, me kalimin e kohës, shpresa jonë zbehet”, thotë nëna e tij, Burbuqe M. (43) nga Niederlenz AG për “20 min.ch”.
Së bashku me djalin e saj, Zenelin, ajo shkoi në një shesh lojërash pranë kryqëzimit Bruggerstrasse/Wildeggerstrasse në Möriken-Wildegg AG të enjten rreth orës 14:00.
Rreth orës 16:30 djali i vogël u zhduk papritmas, edhe pse nëna e tij ishte aty. “Ai luajti me fëmijët e tjerë ose bëri disa xhiro në biçikletën e tij”, kujton nëna e tij
Zeneli ka humbur çdo gjurmë, derisa vetëm biçikleta e tij u gjet pranë një shtëpie të verdhë në lagje. “Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë”, thotë tutje nëna e tij.
“Vajza e një miku tha se e pa, që Zeneli e kishte lënë biçikletën e tij atje dhe më pas shkoi në rrugën kryesore. Ne kontrolluam vende të tjera aty afër që ai pëlqente”, thotë Burbuqe M.
Që ai mund të shkonte me dikë tjetër, nuk mund të përjashtohej si mundësi. “Ai është një djalë i shoqërueshëm, që i beson të gjithëve”. Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse kanë shumë fëmijë miq atje.
“Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu”, thotë nëna e tij dhe shpërthen në lot, përcjell albinfo.ch.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin