Google ADS

Policia jep detaje për dy bombat pranë stacionit të policisë

12:17 | 24 Maj 2019
arbresh.info

Një qytetar ka telefonuar policinë për dyshimin se dy bomba gjenden afër Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.

Pas raportimit se dy mjete shpërthyese gjenden afër stacionit të Policisë në Prishtine ka folur komandati, Shkelzen Xhafa.

Ai ka thënë se informatën për mjete të dyshuara e kanë marrë përmes një telefonate, shkruan arbresh.info.

“Nuk kemi person te dyshuar, por kërcënimet i kemi marrë përmes një telefonate”, ka thënë ai.

Xhafa ka shtuar se të shënjestruara janë dy ndërtesa.

“Të shënjestruara janë dy ndërtesa në rrugën Luan Haradianj”, ka thënë ai.

“Posa kemi marrë informatën i kemi thirrë njësitet relevante për këto kërcënime dhe Policia e Kosovës vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafa./arbresh.info/

Dyshohet për bombë te objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme