Google ADS

Arrestohet 29 vjeçari i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda

10:57 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kaudër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në Vlorë.

Shtetasi me inicialet R.D., banues në Vlorë është arrestuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

29-vjeçari është dënuar që në vitin 2014 me rreth 1 vit burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

D., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij personi u bë për arsye se 29 vjeçari ka qenë në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

Vepra penale për të cilat Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.122 të vitit 2014, e ka dënuar me rreth 1 vit burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme