Google ADS

Trump thotë se Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare

09:35 | 24 Maj 2019
Arditë Shkodra

Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma e telekomunikacioneve është “shumë e rrezikshme”.

Lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Uashingtoni ka synuar gjithashtu Huawei duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.

SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA për “ngacmimin” e kompanisë.

“Huawei është diçka që është shumë e rrezikshme”, u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

“Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme