Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.
Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.
Haradinaj ka deklaruar mbrëmë në të njëjtin emision televiziv se me Thaçin është “i prishur”.
Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e kritikuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.
Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.
Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...