Qeveria ka kërkuar dhe ka marrë listë të investitorëve potencial për Kodrën e Diellit

21:39 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Qeveria përmes ambasadave në Austri, Gjermani, Itali, Zvicër dhe Francë ka kërkuar t’u sigurohet listë e investitorëve potencial dhe pronarëve të qendrave të skijimit dhe tashmë u është dorëzuar listë kompanive investitorë të mundshëm në qendrën e skijimit Kodra e Diellit, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Qëllimi është t’i ftojmë të gjithë ata të vijnë për tur për t’u njoftuar me potencialet e qendrës për skijim Kodra e Dielit, ndërsa më pas t’i ftojmë të marrin pjesë në procedurën e tenderit për shitjen e qendrës. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të sigurojmë investitor përkatës. Në ndërkohë përmes projektit IPA 2 kemi dorëzuar kërkesë në Bankën Botërore për mjete për realizimin e infrastrukturës së Kodrës së Diellit përmes bashkëfinancimit me pjesëmarrje prej 15 për qind të Qeverisë”, tha Angjushev në pres konferencën e sotme në Qeveri në përgjigje të pyetjes.

Ai theksoi se Kodra e Diellit është një prej qendrave më potenciale turistike në shtetin tonë dhe është e pashfrytëzuar pasi që në ish RSFJ dhe Republikën Socialiste të Maqedonisë në mënyrë të paarsyeshme është vendosur në kuadër të kompanisë energjetike ELEM-i i tanishëm, ndërsa atëherë ESM.

“Veç më ua kemi dhënë për detyrë udhëheqësisë së ELEM-it, i cili është pronar i qendrës për skijim dhe viteve të fundit kanë investuar tetë milionë euro për pajisje për terrene për skijim dhe në hotelet, të shpallin tender për të bërë një studim fizibiliteti në të cilin do të bëhet analizë teknike, juridike dhe financiare dhe do të përgatitet dokumentacioni i tenderit për shitje”, sqaroi Angjushev.

Qendra, informoi kryeministri Zoran Zaev, do të shitet në tendero ose do të përmirësohet infrastruktura e tij përmes partneritetit publiko-privat./TS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme