Man United mendon nënshkrimin me Rabiotin

18:12 | 23 Maj 2019
Arbresh Info

Manchester United është duke menduar nënshkrimin me mesfushorin Adrien Rabiot.

Siç raporton Manchester Evening News, “Djajtë e Kuq” janë duke konsideruar nënshkrimin me Rabiotin nga Paris Saint Germaini këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Francës është lënë jashtë skuadrës së Thomas Tuchel në Parc des Princes dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme që nga muaji dhjetor te kampioni në Liga 1.

Gjërat kanë arritur në këtë pikë që nga momenti kur bisedimet për rinovim të kontratës u ndërprenë.

24-vjeçari, i cili do të mbetet pa kontratë këtë verë, është i vendosur për largim falas nga PSG dhe United dëshiron të sjellë atë në Old Trafford./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme