Google ADS

Studentët e Universitetit të Prishtinës kërkojnë të mos ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe lufta kundër korrupsionit në Kosovë

17:35 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Përmes një komunikate për media Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” inkurajojnë institucionet e drejtësisë që mos të ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë.

“Në emër të Parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, inkurajojmë institucionet e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe organet tjera relevante që te mos ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në emër të Parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, inkurajojmë institucionet e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe organet tjera relevante që te mos ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë.

Kërkojmë që si Parlament studentor, të krijohet Tribunali duke e parë që shume nga kolegët tanë kanë humbur më të dashurit e tyre në luftë, kemi shume kolegë e kolege që janë nga familjet e dala nga lufta.

Po ashtu, kërkojmë që edhe lufta ndaj korrupsionit të vazhdohet duke parë që jemi vendi i vetëm pa liberalizim te vizave në Ballkan, pra që neve si studentë të mos na privohet e drejta e liberalizimit për faj të atyre që kanë bërë krim të organizuar dhe korrupsion, tërë këto 20 vite.

Të ngjashme