Tornadot marrin jetët e të paktën shtatë personave në SHBA

16:43 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Tornadot kanë marrë jetët e të paktën tre personave në Missouri, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtatë.

Të tria vdekjet ndodhën në Golden City, një tornado tjetër goditi kryeqytetin e shtetit, Jefferson City, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 20 vetë janë shpëtuar në Jefferson City, ku ndërtesat janë dëmtuar dhe makinat janë hedhur rreth.

Në Missouri kanë ndodhur dy vdekje të tjera të lidhura më parë këtë javë, së bashku me një tjetër në Oklahoma dhe një tjetër në Ajova.

Ata të cilët punojnë në Jefferson City u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të kushteve të rrezikshme rrugore nga pasojat e stuhisë, përfshirë pemë të rrëzuara dhe tela të rrymës elektrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme