“Ellen Show” do të vazhdojë të realizohet edhe për tre vite të tjera

15:32 | 23 Maj 2019
A. B.

“Ellen Show”, tashmë është një nga emisionet më të shikuara amerikane, ku para disa ditëve thuhej se nuk do të vazhdojë më.

Aktorja, komikja dhe moderatorja e famshme përmes një postimi të publikuar në Twitter, ka bërë të ditur se nuk do shkojë askund deri në vitin 2022. “Ky emision ka qenë udhëtimi i jetës sime”, ka thënë ajo.

Komedianja më tej tha se ky shou është që 16 vite. Që nga fillimi Ellen donte ta trajtonte emisionin e saj si një lidhje romantike. “Nganjëherë në lidhje ke nevojë për pak pushim”. “Por un jo. Keni ngecur me mua. Sepse do të vazhdoj edhe për 3 vjet”.

https://youtu.be/35Wb0rp_sJY

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme