KMShK nuk miraton ankesën e Shkelzën Jusaj kundër Portalit arbresh.info për raportimet rreth punësimeve në Telekom

14:34 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit të tij në të cilën shqyrtoi 19 ankesa.

Gjatë kësaj mbledhje KMShK nuk miratoi ankesën e Shkëlzen Jusaj kundër portalit Arberesh.info në lidhje me artikullin “Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak”.

KMShK miratoi 4 ankesa të Kallxo.com kundër portaleve Zëri.info, Gazetaalo.com, Gazeta Express, dhe Insajderi në lidhje publikimin e artikujve të huazuar pa theksuar burimin, duke shkelur kështu Kreun IX (Të drejtat e autorit). KMShK gjithashtu miratoi ankesën Enver Gashit kundër Gazetaobserver.com për shkleje të Kreut IX (Të drejtat e autorit).

KMShK, në këtë mbledhje, miratoi ankesën e Atdhe Demës, prokuror, kundër portalit Reporteri.net, për shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës).

KMShK, shqyrtoi edhe 11 ankesa të qytetarëve të tjerë kundër mediave, prej të cilave 7 nuk u miratuan.

Lexo edhe: Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme