Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019, shkruan arbresh.info.
Siç tregojnë edhe rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve fitues në katër komunat veriore, është Lista Serbe.
Në Leposaviq Lista Serbe ka dalë fituese me 96.7 të votave, me kandidat Zoran Todic.
Ndërsa Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm 1.4% të votave dhe Shaqri Hetemi PDK 1.9 % të votave.
Gjithashtu edhe Në Zubin Potok fituese ka dale lista serbe me 94.6% me kandidat Srdjan Vulovic.
E kandidatët tjerë nga LVV Liridona Kahriminai ka marrë vetëm 2.6% të votave dhe Hysen Mehmeti nga PDK ka marrë 2.9 % të votave
Në Zveqan po ashtu ka kryesuar Lista Serbe duke fituar 94.8 % të votave me kandidaten Vucina Jankovic. E kandidatët tjerë, nga VV Avdi Peci me 2.0 % të votave dhe nga PDK, Ilir Peci me 3.2 % të votave.
Mitrovica e Veriut edhe një herë do të udhëhiqet nga Lista Serbe, ku nga këto zgjedhje fitues ka dalë Goran Rakic me 90.4% të votave
Nga VV, Erden Atiq me 4.0% votave dhe nga PDK Gonxhe Qaushi me 5.6 % të votave.
Gjithashtu kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se nga sot rrjedh afati kohor për ankesa dhe parashtesa në afat kohor per 24 orë./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...