Me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë Dr. Dieter Roman që nga data 21 deri 23 maj në Policinë Federale të Gjermanisë po qëndron për vizitë zyrtare drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast drejtori i Departamentit të Policisë kufitare, Shaban Guda, atasheu i Policisë, Driton Vrajolli dhe zyrtari i Ambasadës së Kosovës, Lulzim Pllana.
Në kuadër të vizitës që po realizohet në Gjermani, drejtori i Policisë së Kosovës u prit nga presidenti i Policisë Federale Dr. Roman, të cilët në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë në Policinë Federale fillimisht vizituan memorialin e tyre, me ç’rast drejtori i Policisë Qalaj në shenjë respekti la një shkrim në librin e vizitorëve të Policisë Federale, për të vazhduar më pastaj me takimet sipas programit të paraparë.
Dr. Roman dhe Qalaj janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim. Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë.
Në kuadër të vizitës drejtori Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë. Të dy homologët Dr. Roman dhe Qalaj e vlerësuan lart takimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë policor dhe takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...