Sara Hoxha me fjalë prekëse dedikuar babait të saj, 11 vite pas vdekjes

11:05 | 23 Maj 2019
A. B.

Sot bëhen 11 vite që Dritan Hoxha është ndarë nga jeta dhe plagët që kjo ngjarje ka lënë te familjarët e tij janë ende të hapura. Ata e kujtojnë gjithmonë me dedikime e foto dhe nuk kishte si të mungonte një shkrim nga Sara këtë përvjetor. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet një karrige me një tufë me lule sipër. Një karrige që për çdo gëzim familjar, familja Hoxha e ka rezervuar për Tanin, me shpresën se ai është aty prezent.

“Për 11 vitet e shkuara kemi pasur gjithmonë një karrige bosh me shpresën se do të kishim aty prezent. Në fakt, asnjëra nuk ka qenë e nevojshme. Ti je në mendimet e mia çdo mëngjes, çdo herë që shoh tim bir dhe çdo herë që flas me motrat, vëllain apo mamin duke uruar që të ishe me ne për të na udhëhequr. 11 vite më parë mu thye zemra dhe vetëm pasi u bëra prind vetë, fillova të mësoj se si ti ngjis sërish pjesët e thyera.

Për një gjë jam e sigurt, që ti dërgove Londonin tek unë dhe më dhe një mundësi që ta shoh jetën në një mënyrë më pozitive. Çdokush që ka humbur një prind e di që dhimbja do të jetë gjithmonë aty, por gjithsesi ti mëson të jetosh me të dhe me kujtimin që ai ka lënë”, -ka shkruar Sara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme