Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes në Zvicër dhe në Kosovë, kur një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.
Këngëtarja ka deklaruar se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, derisa ka qenë edhe në Kosovë për të xhiruar një video klip. Madje, mbajti edhe një konferencë, duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve për skandalin e fundit që ndodhi në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Edhe familjarët e saj mund të jenë të përfshirë, derisa hetimet pritet të zgjasin disa muaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi Simon Kopp për “Nau”.
“Duhet të hetojmë në detaje. Të bisedohet me avokatët. Pastaj është mbledhja e provave dhe marrja në pyetje. Kjo përfshin edhe përfshin vlerësimin e mesazheve Whatsapp, me të cilat çifti Valais dëshiron të provojë fajësinë e këngëtares”.
Loredana Zefi ende ka prezumimin e pafajësisë. Prandaj, ajo nuk është e detyruar të qëndrojë në Zvicër. Ajo nuk ka pasaportë zvicerane. Nëse autoritetet zvicerane do të bënin një kërkesë për ekstradim, Kosova do të duhej të vendoste.
“Ne aktualisht po hetojmë vetëm Loredana Zefin. Nuk janë marrë ankesa të tjera kundër anëtarëve të tjerë të familjes”, ka thënë Kopp. Ai shtoi se është duke u hetuar për një mashtrim prej 350 mijë franga dhe jo 700 mijë siç është folur në media.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...