Organizata ‘Green Art Center’ përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ende është duke vazhduar me sukses implementimi i projektit ‘Ruje, mos e gjuj’, i lansuar në mars të këtij viti, e që ka për qëllim kryesor krijimin e një sistemi të duhur të menaxhimit të mbeturinave përmes stimulimit të riciklimit përmes ndarjes në burim, në mënyrë që të kemi mjedis të pastër në të ardhmen.
Sipas njoftimit kësisoj, edhe vendi ynë po shkon drejt hapave të një shoqërie që praktikon ndarjen e mbeturinave të riciklueshme.
“Organizata ‘Green Art Center’ sikurse edhe më herët, falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtar, po arrin me sukses të shtrijë dalëngadalë kulturën për riciklim, e rëndësishme për vetëdijesimin e secilit për një mjedis të pastër jetese. Kësisoj iniciativave për riciklim i është bashkangjitur dhe ‘Coca Cola HBC’ në kuadër të kampanjës “Ruje mos e Gjuj” që do të zgjas rreth 9 muaj, dhe në kuadër të këtij projekti është duke u bërë ndarja e mbeturinave në burim në 500 amvisëri në komunën e Vushtrrisë dhe janë duke u shpërndarë shporta për mbeturina të riciklueshme në subjekte gjeneruese të mbeturinave të ambalazhimit në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftimi thekson se në kuadër të këtij projekti, komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Kompaninë Publike Uniteti (KRM) dhe ‘Green Art Center (GAC)’ po vazhdojnë projektin për ndarjen e mbeturinave në burim. Pas rritjes së kapaciteteve për grumbullim të mbeturinave të riciklueshme të amvisërive, është shtuar intensiteti i punës së kompanisë për transportim deri në qendrën për paketim dhe ambalazhim, vend në të cilin ka filluar edhe seleksionimi i materialeve te riciklueshme si: plastikë, kanaqe etj. si dhe paketimi i tyre në formë të presuar me qellim shitjen e tyre. Sasia që grumbullohet falë gatishmërisë qytetare për të zbatuar ndarjen në burim do të ndihmoj në funksionalizimin e kësaj qendre dhe gjenerimin e vendeve të punës në këtë sektor. Në një periudhe 1 mujore janë grumbulluar rreth 6 ton mbeturine të riciklueshme vetëm në amvisëri në Komunën e Vushtrrisë.
“Kjo kampanjë i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim. Projekti ‘Ruje, mos e gjuj’, përkrahur prej ‘Coca Cola HBC’ do te zbatohet në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë. Disa komuna në Kosovë ku GAC vepron tashmë janë duke zbatuar me sukses praktikën e ndarjes në burim për Riciklim dhe ku rezultatet tregojnë gatishmëri qytetare dhe institucionale për të përkrahur këtë proces. Kësisoj, krijuesit e mbeturinave të riciklueshme prej ambalazhimit duhet të kenë parasysh përgjegjësinë për krijimin e kushteve për trajtim adekuat të mbeturinave të riciklueshme me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbetjeve që shkojnë ne deponi”, thuhet në komunikata.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...