Beogradi nuk do të iniciojë procedurat për ta dërguar Kosovën në Arbitrazh për shkak të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por është e vendosur që të zbatoojë kundërmasa.
Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” këto masa tashmë janë në shqyrtim.
Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi sepse sipas burimeve të gazetës , UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës është deklaruar si – jokompetente, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e “Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”.
Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare, transmeton Klan Kosova..
“Novosti” rreth kësaj çështjeje raporton se ka kërkuar përgjigje nga misioni i Unmikut, por se nuk kanë marrë një përgjigje.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”