Ish deputet i PD, Edi Paloka ka publikuar mëngjesin e sotëm thirrjen për protestën kombëtare të së shtunës e cila pritet të zhvillohet mbasdite në orën 19:00.
‘Le t’i japim përgjigjen që kërkon. Të gjithë bashkë’, shkruan Paloka.
Ndërkohë kujtojmë që ditën e e djeshme kryeministri Edi Rama i dërgoi një letër publike kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik.
Rama i bëri Bashës ftesë të hapur që të ulen pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut, ndërkohë që pranon të diskutojnë edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse deklaron se për 30 qershorin s’ka asnjë fuqi ligjore të negociojë.
Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha tha se “nuk pranon të luajë atë lojë” dhe se PD-ja nuk do të pranojë të bëjë asnjë marrëveshje “djallëzore” në kurriz të shqiptarëve.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj