Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme eliminatore për Europianin 2020.
Edhe pse përballë rivalëve të lehtë në letër si Bjellorusia apo Estonia, trajneri Joakim Lëv e ka mbajtur linjën për të mos përfshirë veteranët e Bajernit dhe Dortmundit, duke i besuar talenteve.
Leroi Sane është pjesë e lojtarëve të përzgjedhur e me të gjitha gjasat do t’i besohet një fanellë titullari. Mes futbollistëve të Gjermanisë për ndeshjet eliminatore është vlerësuar edhe sulmuesi Marko Rojs, për sezonin fantastik me Borusian e Dortmundit, ndërsa mbetet jashtë Mario Gotze.
Autori i golit që i dha Gjermanisë titullin kampion bote në në finalen ndaj Argjentinës, ka vuajtur oshilacione dhe nuk luan me kombëtaren prej dy vjetësh.
Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros mungon gjithashtu për shkak të një dëmtimi, ndërsa portieri Bernd Leno ka zëvendësuar Ter Shtegen pas problemeve të këtij të fundit me gjurin.
Gjermania luan në stadiumin e Borisov në 8 Qershor ndaj Bjellorusisë dhe 3 ditë më vonë do të presë Estoninë në stadiumin e Majnzit./tch
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...