Gjermania dëshiron që Turqia të anulojë blerjen e sistemit S-400 nga Rusia

23:29 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Gjermania dëshiron që Turqia të anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër S-400 nga Rusia.

Kjo kërkesë vjen pasi që marrëveshja bie në kundërshtim me interesat e partnerëve të Ankarasë në NATO dhe në vend të atij rus të blejnë sistemin amerikan Patriot, tha zëdhënësi i kabinetit gjerman Steffan Seibert, transmeton portali arbresh.info.

“Vendosja e këtij sistemi nga ana e Turqisë mund të shkaktojë sanksione të SHBA-ve, të cilat do të ishin në kundërshtim me interesat e Turqisë dhe NATO-s. Në këtë drejtim, qeveria gjermane do të mirëpriste një rishikim të vendimit të Turqisë, në dritën e qëndrimit të saj transatlantik”, tha Seibert në një konferencë ditore.

Turqia ka mohuar në mënyrë të përsëritur thirrjet për të anuluar dërgesat S-400, që duhet të ndodhin qysh në korrik, duke thënë se kjo është një marrëveshje e bërë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov iu përgjigj ultimatumit të SHBA për Ankaranë të mërkurën duke e quajtur atë të papranueshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme