Google ADS

Milaim Zeka rrëfen mes lotësh historinë e 16 vjeçares shqiptare të dhunuar nga serbë dhe shqiptarë

22:26 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish gazetari, Milaim Zeka, sonte mes lotësh po shpalos historinë e një vajze shqiptare 16 vjeçare e cila është dhunuar seksualisht 20 vjet më parë.

Zeka i cili e ka intervistuar vajzën e cila më pas i ishte bashkuar UÇK-së, ka thënë se dhunimi i asaj dhe 12 vajzave të tjera kishte ndodhur në maj të vitit 1999 në Beleg të Deçanit.

“Ka qenë në togut nën komandën e Hysen Berishës. Pasi është përdhunuar, shoqja e saj ka vazhduar rrugën për në Tiranë, ndërsa kjo ka vendos të vijë në luftë. Ka thëne se ‘dua të bëhem shkrimtare’, kur i kam thënë a do të më thërrasësh në dasëm më ka thënë se ‘kurrë s’do të martohem’. I ka ardh sikur me therr thikë”, është shprehur Zeka në Zona B.

“Vajzat i kanë mbledh në Beleg të Deçanit – nuk do të thotë se janë të gjitha nga Belegu. Ajo ka thënë se i kanë futur në një shtallë, gratë dhe vajzat i kanë ndarë kurse burrat i kanë lidhur në livadh. Ajo ka thënë se nënat e tyre i kanë mbuluar me pleh kafshësh kur i kanë parë se po vinë t’i marrin vajzat”.

“Vllaun e saj e kanë lidhë e rreh dhe e kanë përdhunuar në sytë e vëllait. Gjoksin ia kanë djeg me cigare. Fundi i jetës së saj ka qenë ajo. Pushkën e ka marrë sepse ka thënë “dua të zbrazëm”. Ka qenë luftëtare dhe ka thënë se “dua të hakmerrem””.

Zeka ka thënë se komandantët e Koshares nuk kanë treguar përkujdesje për vajzën e dhunuar, ndërsa në dhunimin e saj ka thënë se përveç serbëve kanë marrë pjesë edhe dy shqiptarë – emrat e të cilëve ajo i thotë vet në intervistën e dhënë për Zekën 20 vjet më parë.

“Kam informacion se ka bërë vetëvrasje. Dhashtë Zoti nuk është e vërtetë. Ajo i përmend me emra përdhunuesit dhe ne mesin e tyre janë dy shqiptarë. Këto institucione të cilat e kanë ndërtuar Republikën e Burdushit kurrë s’janë marrë, asnjë prokuror”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme