Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë dy vendime të rëndësishme, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Sakaq, në njoftimin e KQZ-së thuhet se nuk ka pranuar kërkesën e Salvador Kaçajt për t’u dorëhequr nga gara si kandidat i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, ndërsa nuk bëhet me dije arsyeja e refuzimit.
‘Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokumenteve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.’, thuhet në njoftimin e KQZ.
Ndërkaq, një tjetër vendim i Komisionit është dhe refuzimi i listës shumë emërorë të kandidatëve për Këshillinin Bashkiak Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e zi, pjesëtare e Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, ndërkohë që dhe për këtë vendim nuk jepet arsyeja.
‘Për refuzimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Tiranë të depozituara nga Partia Aleanca Kuq e Zi, pjesëtar e koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019′. KQZ vendosi refuzimin e listës shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, pjesëtare e Koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019′, mbyllet njoftimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...