Politikan, ish- të burgosur e personalitete të ndryshe mësynë sot burgun e Dubravës për të kujtuar pas 20 viteve, atë që ndodhi më 22 maj të vitit 1999, ditën kur në këtë burg u vranë e u plagosën më shumë se 500 shqiptarë, në mesin e një mijë prej tyre.
Veseli: Duhet të kërkojmë drejtësi
“E nuk është e lehtë për ne të vijmë në këtë vend”, tha i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në manifestimin për të kujtuar masakrën e burgut të Dubravës në Istog.
Duke kujtuar gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë, Veseli tha se Tribunali për gjenocidin serbë do të realizohet dhe s’do ta ndal askush.
“Grumbullimi i të dënuarve në një vend është pasqyrim i gjenocidit serbë. I sollën grumbull për t’i vrarë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Në vend se të përballemi më Serbinë, po përballemi me vete. Lutjet tona se ndalen Serbinë për të kryer masakrat. Sot, Kosova ka nevojë për perspektiv të qartë dhe të ardhme të mirë. Nuk guxojmë ta rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendimi institucional me kërkesa të qarta është i domosdoshëm. Vënia para drejtësisë i shkaktarëve të vuajtjeve tona duhet të fillojë. Duhet të kërkojmë drejtësi, e jo vetëm numërues i statistikave. Kosova duhet të përgatitet për të vënë drejtësi për gjenocidin serbë. Tribunali për gjenocidin serbë do të ndodh dhe s’do ta ndalë askush”.
LEXO Edhe: Policia largon nga tubimi një ish të burgosur, i tha politikanëve: Marre duhet me ju ardhë
Bajrush Xhemajli: Pesë ditë ferr në Dubravë
E më së miri atë ditë para të pranishmëve e kutoi i mbijetuari i asaj masakre, Bajrush Xhemajli.
“Jemi tubuar këtu për të kujtuar një nga masakrat më të mëdha. Në masakrën e Dubravës mbi 120 shok janë vrarë për pesë ditë. Pesë ditë ferr, e të pashpresë. Për të bërë këtë masakër u organizuan nga krerët, e deri të sigurimi. Këtu u tubuan mbi 1000 të burgosur nga të gjitha burgjet serbe. Këtu e pamë tmerrin me sy. Ne kemi ngritur padi në Pejë, por të gjitha këto u heshtën. Përderisa ka dëshmi dhe dihen autorët për këtë masakër heshtja është e pakuptimtë nga institucionet tona. Pse këta s’po bëjnë asgjë kur ka kaq shumë dëshmi. Burgu nuk është dashtë të rinovohet, por është dashur të mbesin dëshmit e asaj masakre. Ndërkombëtarëve po ju ngutet për t’i shlyer dëshmitë. Iniciativa për ngritjen e një Tribunali na jep shpresë se drejtësia po merr rrugë. “.
Njazi Kryeziu: Në terr e në flakë jemi mundu për njëri tjetrin
Ndërsa Njazi Kryeziu i mbijetuari tjetër i masakrës së Dubravës, kërkoi nga institucionet që të vënë para drejtësisë kryesit e masakrës makabre në Dubravë.
Ndërsa kujtoi unitetin që të burgosurit kishin, ndonëse gjendeshin para plumbave, e në flakë.
“Atë ditë kur jemi larguar nga këtu, kemi lënë shumë shokë të vrarë. Burgu në atë kohë menaxhohej nga Serbia. Autor të masakrës së Dubravës ishin autor të shumë masakrave të tjera në Kosovë. Rastësisht kom qëllu i mbijetuar i asaj masakre. Nga angazhimi ynë si ekip jemi munduar që të marrim të gjitha kufomat. Në atë terr dhe në atë flakë ka pas një përpjekje që mos më lanë njani-tjetrin mbrapa. Kemi mbledh bashkë copat e shokëve dhe i kemi vendosur për identifikim. Jemi vrarë e plagosur, por asnjëherë s’jemi dorëzuar. Kërkoj që mos të ndalemi vetëm me përkujtime, pasi kemi ende të zhdukur nga kjo masakër. Këtu është kryer gjenocid. Kemi ende kriminel të pandëshkuar andaj duhet të vihet drejtësia në vend”.
Rasim Selmanaj: Kemi dështuar për të vënë drejtësi
E ata që e kryen këtë krim makabër ndaj 1000 të burgosurve dihen me emra e mbiemra tha Rasim Selmanaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, njëherit edhe i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës.
“Për masakrën kemi folë, e kemi shkruar, por kemi dështuar për të venë para drejtësisë ata që kanë bërë krime. Të gjithë i njohin me emra ata që e kryen masakrën në burgun e Dubravës. Është pikërisht kjo lëndin ku ne kemi kaluar natën e 21 majit mbi 1000 të burgosur”.
Dëshmitari ndërkombëtar i masakrës së Dubravës: I lus partitë politike të bëhen bashkë për drejtësi
Ndërsa Sebastian Grikhu vëzhgues nga Kryqi i Kuqë, i cili kishte parë për së afërmi të lenduarit në masakrën e Dubravës, kërkoi nga partitë politike të bëhen bashkë për drejtësinë dhe mos të ketë krizë në këtë aspekt në partitë e Kosovës.
“Është e thënë shumë herë për masakrën e Dubravës, dhe ka fakte për këtë. Si është e mundur që 20 vite më vonë në Kosovë të jetë kjo krizë politike dhe rasti i Ukshin Hotit të jetë në një rrugë të pakthyer. Kam dëgjuar të gjitha partitë politike dhe besoj që do të reflektojnë dhe të kryejnë punë. Është koha të ketë drejtësi për këtë çështje dhe është koha që Kosova të ngritë kallëzime penale dhe mos të lihen me vite. Edhe unë jam dëshpëruar nga drejtësia ndërkombëtare. Përdorni këtë masakër për të shkuar më tutje. Desha t’i lus partitë politike të bëhen bashkë për këtë”.
Në fund të këtij manifestimi, në kujtim të masakrës në burgun e Dubravës, në lëndinën që dikur u renditen mbi 1000 të burgosur, sot u vu gurthemeli për të ndërtuar lapidarin memorial ku do të vendosen emrat e të burgosurve, të vrarëve, e të mbijetuarve të masakrës së 22 majit 1999./arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?