Google ADS

Kadriaj i reagon Arbana Xharrës pas kritikës për iftare

14:49 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Ish Gazetarja Arbana Xharra është shprehur e revoltuar pasi që është shtruar iftar në mes të rrugës.

Ku ka thënë se kjo po bëhet me qëllim për të demonstruar pushtetin politik të fesë islame,shkruan arbresh.info

E pas këtij postimi nga ana e ish-gazetares Xharra, ka reaguar njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Mustafë Kadriaj.

Kadrijaj tha se ish-gazetarja ka shprehur shumë urrjetje pasi siç thotë edhe vetë ai derti i vetëm i Xharrës është që mos ta sheh fenë islame në Kosovë si shumicë

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kadriajt:

Lutja e agjeruesit ndaj urrejtjes se Arbana Xharres

Populli Shqiptar ka dhënë praktikat me te mira ne çdo kohe qe besimet edhe pse te imponuar nga pushtuesit aq mirë i ka kthy ne vlera dhe kontribuues te tolerancës fetare dhe njeherit klerikët fetar duke kontribuar ne pajtimin e ngatërresave ne popull dhe përkrahës ne çdo iniciativë me interes kombëtare. E them këtë sepse edhe pajtimi i gjaqeve ne vitet e 90ta dhe ne luftën e fundit te gjthë klerikët fetare dhanë kontribut duke ra dëshmor dhe natyrisht si klerik mysliman me shumë për shkak te strukturës se besimeve ne Kosove. Pa marr parasysh qe mund te kemi mospajtime me zonjën ne fjale jetojmë ne një atdhe qe e ka emrin Kosove dhe secili ne mënyrën e vet mendon dhe tenton qete bej mete mirën për vendin sipas logjikes se shendosh dhe padyshim qe edhe zonja Arbana e ka këtë qellim qete kontribuon ne te mire te vendit pa paragjykime së paku deri me tani. Por mete lexuar reagimin e saj qe i ka penguar iftari siç i quan ne asfalte e ne sheshe dhe duke mos u ndalur qe po tenton qete tregoni qe jeni shumë dhe te pushtetshëm dhe vazhdon duke mos u ndalur me këshilla fetare qe te komplekson edhe klerikët fetar e mos te flas per ne besimtaret qe jemi larg dijes se saj kozmopolite. Pra tani e tutje duhet te ndalemi këtu qe Arbana nuk e paska pas dertin qe Kosovën te sheh si një vend laik qe parimisht jemi pajtuar si shoqëri por pse ne Kosove janë shumica mysliman qe edhe unë pajtohem por qe janë te pushtetshëm mendoj qe nuk ia ka qellu edhe sepse me te anatemuarit janë myslimanet ne Kosove edhe pse shumice pra ne paradoks ne vete dhe këtu tani zonja Arbana zbuloj dertin e saj pa i imponuar askush e mese paku besimtaret por qe zonja Arbana te paska një mision qe mos me e pa ne Kosove islamin si shumice e shpresoj qe mos te këtë ambicie qe mos me ekzistoj fare e them këtë sepse nëse është bij shqiptari nuk e ka urrejtjen ne këtë ekstrem dhe tani e tutje jemi te qartë qe zonja Arbana nuk e ka dertin e Kosovës si shtet por qe ti realizohet ëndrra qe te zbehet islami ne Kosove do e kuptoja sikur te këtë urrejtje me mision te caktuar sepse besoj qe do kompensonin për një pune te palodhshme qe po po bën ne dem te islamit por nëse e ka këtë urrejtje patologjike me te vërtet me vjen keq sepse vetëm e shpenzon jetën e saj me plot urrejtje qe psikologet vazhdimisht e mbroj tezen problemit psikologjikë dhe shpirtërore janë mete dëmshme për shëndetin e njeriut. Si një agjërues lutem te ai Zot qe Arbana nuk e beson por qe mëshira e Tij është me madhe sesa urrejtja e Arbanës po ashtu edhe ne si besimtar nga thellësia e shpirti lutemi për Arbanën qete kthehet ne rruge te Zotit duke i uruar çdo te mirë ne jete dhe familje te jeton jetën te qete dhe pa ngarkesa dhe urrejtje sepse edhe starsitikat ne Kosove tregojnë qe jetëgjatësia ne Kosove është përafërsisht 65 deri ne 70 vite por si agjërues dhe besimtar lutem qe Arbana te i gëzoj edhe njëqind vite por pa urrejtje sepse te jeton me urrejtje nuk është jete por ferr. Jam i vetëdijshëm  qe si çdo komunitet dhe institucion edhe organizmi fetare dhe ne këtë rast edhe i iftareve mund te krijoj bezdi organizmi ne sheshe dhe asfalte por te i gëzohemi edhe ne lirisë sikurse shumë komunitete dhe grupe te ndryshme dhe po ashtu festa e birrës ne shesh te Prishtinës ku me këtë dua te i kujtoj edhe njëherë zonjës Arbana qe ne nuk na pengojnë asnjë organizimi por edhe nuk ju ndalemi me urrejtje edhe pse na vjen keq për këtë urrejtje sepse jemi shtetas te një shteti dhe ndajmë një te mirën dhe te keqen bashke. Përzemërsisht agjëruesi Mustafe Kadriaj po i drejtohem kështu sepse nuk jam figurë publike sikurse se zonja Arbana Xharra

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme