Të martën në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura është përplasur në një breg dheu. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona
Sipas Policisë vetura të cilën po e drejtonte i dyshuari i cili gjatë vozitjes si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur kështu në një breg dheu.
Së bashku me të dyshuarin në veturë kanë qenë edhe katër pasagjere të cilat kanë pësuar lëndime trupore, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ku tri prej tyre më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa dy të tjera mbeten në trajtim të mëtutjeshëm.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën