Google ADS

Xherdan Shaqiri ia uron ditëlindjen lojtarit që “shkatërroi” Kosovën

09:22 | 22 Maj 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri mund ta ketë shok të afërt nga e kaluara, por superylli kishte tronditur kombëtaren tonë tri vite më parë.

Në fakt, Kosova pësoi disfatën më të thellë më historinë e saj në ndeshjen kundër tyre të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror më 6 tetor, shkruan portali arbresh.info.

Bëhet fjalë për humbjen tronditëse 0 me 6 që Kosova përjetoi kundër Kroacisë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për t’i uruar ditëlindjen e 33-të sulmuesit kroat Mario Mandzukic, i cili regjistroi hat-trick brenda vetëm 35 minutave lojë kundër “Dardanëve” tri vite më parë.

“Urime ditëlindja vëlla, Mario Mandzukic”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij në InstaStory.

Kujtojmë se Shaqiri dhe Mandzukic ishin bashkëlojtarë te Bayern Munichu vite më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme