Kampioni i Francës thotë se Kylian Mbappe do të vazhdoj të luaj në Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm.
20-vjeçari sugjeroi se ishte duke menduar rreth të ardhmes së tij në PSG gjatë ceremonisë së çmimeve në Liga 1 – ku u emërua Lojtari më i Mirë dhe Lojtari i Ri i Vitit mbrëmjen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i Kampionatit Botëror tha se “ka ardhur në një pikë ndryshimi” në karrierën e tij dhe është i gatshëm për më shumë përgjegjësi “ndoshta në Paris Saint Germain ose diku tjetër me një projekt të ri”.
Si përgjigjeje ndaj kësaj, PSG lëshoi një deklaratë zyrtare në Twitter:
“Lidhje të forta kanë bashkuar PSG-në dhe Kylian Mbappen për dy vite dhe e njëjta ngjarje do të vazhdoj sezonin e ardhshëm”
“Ne kemi ndarë ambicie për të shënuar histori në futbollin evropian, pas 50 viteve që nga krijimi i PSG-së. Ne kemi një shans për të shkruar një faqe të madhe në histori së bashku dhe çdo lojtar madhështor do të luaj pjesën e tij, por gjithmonë duke punuar me skuadrën”
Mbappe është përfolur për transferim në Real Madrid qysh pas shfaqjes te Monaco dhe gjiganti në La Liga vazhdon të jetë ende pas shërbimeve të tij./arbresh.info/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton