Fytyra e mërgimtarit shqiptar, në muralin e madh të New York-ut

08:21 | 22 Maj 2019
A. B.

Fytyra e një mërgimtari shqiptar me plis, të fiksuar në një nga fotografitë historike nga “Ishulli i Emigrantëve” Ellis (Ellis Island), në New York është bërë pjesë e një nga muraleve më të mëdhenj të qytetit.

Murali në fjalë paraqet pesë portrete emigrantësh dhe ka si autor artistin e famshëm të grafiteve të rrugës, brazilianin Eduardo Kobra.
Është pjesë e një serie prej 18 pikturimesh shumëngjyrëshe masive që artisti Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në New York, raporton gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”.

Mes tyre ai që bie më shumë në sy është pikërisht projekti që përfshin edhe portretet e pesë emigrantëve dhe titullohet: “Murali Më i Madh në qytetin e New York-utt”. Mesazhi i tij është theksimi i natyrës së këtij vendi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si atdhe i emigrantëve, përcjell albinfo.ch.

Për kureshtarët, që duan ta vizitojnë, ai shpaloset në muret e një prej shkollave më të famshme njujorkeze, “Qyteti si Shkollë” (City-As-School), që ndodhet në Manhattan. (Adresa e saktë: 16 Clarkson Street ndërmjet Hudson Street and Seventh Avenue South).

Projekti përfshin edhe punë të artistëve të tjerë si dhe të nxënësve të shkollës.

Pesë emigrantët e portretizuar janë përzgjedhur mes mijërave që kaluan 100 vjet më parë në Ishullin Ellis, që shërbente deri në fillim të shekullit XX si stacion inspektimi, për emigrantët që mbërrinin nga deti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme