Vetëm edhe një ditë na ndanë nga fillimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të fillojnë më 23 maj për disa vende anëtare të BE-së dhe do të përfundojnë më 26 maj 2019 për të gjitha vendet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Natyrisht, në prag të zgjedhjeve aktivitetet propagandistike janë shtuar. Partitë populiste të ekstremit të djathtë janë ndër fraksionet më aktive. Të shtunën e kaluar, me ftesë të ministrit të Brendshëm të Italisë, njëherësh kreu i Lidhjes së ekstremit të djathtë Lega, Mateo Salvini, pothuajse të gjithë liderët e njohur të partive populiste të së djathtës në BE u mblodhën së bashku në Milano.
Italia, ku “opozita e Evropës” ka bërë një shfaqje të fortë, është aktualisht vendi ku u morën hapat e parë për formimin e Bashkimit Evropian. Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC) u formua më 25 mars 1957 në Romë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Romës, me pjesëmarrjen e presidentëve dhe ministrave të jashtëm të Francës, Gjermanisë Perëndimore, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.
Është shumë domethënëse ta shohësh Italinë që ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm në të kaluarën për BE-në, si një vend ku “opozita evropiane” ka një mbështetje të madhe nga votuesit.
Presidenti Legas Salvini, bashkë me të ftuarit e tij Marin Le Pen (Francë), Jorg Meuten (Gjermani), Gert Wilders (Holandë), Georg Mayer (Austri) dhe liderët e tjerë populistë të ekstremit të djathtë nga Belgjika, Danimarka, Finlanda, Republika, Sllovakia dhe Bullgaria, i dhanë Evropës mesazhin se “ata po vijnë”. Dhe nuk është një shaka! Ata po vijnë vërtet fuqishëm. Partitë populiste të ekstremit të djathtë pritet të marrin rreth 33-35 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Përqindja e votave të partive populiste po rritet
Ndërsa pjesëmarrja në këto zgjedhje reduktohet, përqindja e votave të partive populiste ekstremiste të djathta po rritet.
Duke u bazuar në këtë, shqetësimet lidhur me parlamentin e ri, që do të formohet pas zgjedhjeve si një periudhë e re për Parlamentin Evropian, janë më se të justifikuara. Që të mposhtin suksesin e pritshëm të partive populiste të ekstremit të djathtë u organizuan të dielën e kaluar në mbarë BE-në demonstrata kundër “ekstremit të djathtë”.
Megjithatë, pjesëmarrja në këto protesta ishte e ulët. Në fakt ishte tepër vonë. Në këtë pikë hapat që do të merren pas zgjedhjeve janë bërë shumë më të rëndësishme. Në këtë pikë presidenti francez Emmanuel Macron po ndërmerr një operacion shumë të rëndësishëm.
Nëse ai arrin të ndryshojë balancën e pushtetit brenda Parlamentit Evropian, edhe fuqia e tij brenda BE-së do të rritet. Në Francë në prag të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian grupi që u formua nga partia e Makronit “La Republique en Marche” dhe aleatët e saj “Renaissance” merr sipas sondazheve 22 për qind të votave.
Në mënyrë të ngjashme edhe partia e Le Pen, “Fronti Nacional”, pritet të marrë 22 për qind. Me pak fjalë, në Francë Macron dhe Le Pen do të jenë fituesit e zgjedhjeve. Është e qartë që lista e kandidatëve të Macronit, me një numër të madh anëtarësh të parlamentit, do të ketë një pozitë të fortë brenda grupit liberal (LëBE) në Parlamentin Evropian.
Për më tepër, Macron ka ndërkohë mbështetjen e plotë të presidentit të LëBE dhe ish-kryeministrit belg Guy Verhofstad. Nëse plani i tyre ka sukses, LIBE mund të ndryshojë statusin e tij nga një grupim i vogël liberal, në ndoshta grupimin e dytë më të madh në PE.
Macron dhe Verhofstad po përpiqen të fitojnë jo vetëm mbështetjen e liberalëve në të gjithë BE-në, por po ashtu edhe mbështetjen e disa grupeve kristiandemokrate dhe socialdemokrate. Nëse do të kenë sukses në këtë drejtim grupimi më i ri parlamentar që ata do të formojnë do të ketë më shumë anëtarë në PE sesa ai socialdemokrat, që nuk pritet të jetë i suksesshëm në këto zgjedhje, transmeton më tutje “Zëri.info”.
Në këtë situatë Macron do të luajë një rol të rëndësishëm në koalicionin kundër grupeve populiste të ekstremit të djathtë. Jo vetëm në zgjedhjen e presidentit të Parlamentit Evropian dhe formimin e komisioneve, por edhe për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian.
Dihet që kandidati i Macron është Michel Barnier. Megjithatë, Frans Timmermans, që kishte marrë garanci nga kryeministri i Holandës Mark Rutte për t’u bërë presidenti i komisionit të ri, mund të ketë më shumë shanse për t’u zgjedhur në këtë detyrë.
Ne duhet të jemi të përgatitur për shumë surpriza në këtë periudhë të re, ku ndikimi i Angela Merkelit po bie dhe ku Emmanuel Macron po vazhdon rrugëtimin e tij për t’u bërë udhëheqësi më i fortë në të gjithë BE-në.
Nëse Macron dhe grupimi i tij liberal arrijnë qëllimin e tyre, ata do të kenë gjithashtu një mision shumë të rëndësishëm për demokracinë evropiane.
Ata mund të shndërrohen në shpresën e re për bashkimin e të gjithë demokratëve evropianë, duke nxjerrë leksione nga dështimet e partive të qendrës kristiandemokrate dhe socialdemokrate kundër rritjes së populistëve të ekstremit të djathtë. /“Daily Sabah”.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj