Iniciativa e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se këtë javë do të takojë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për tu koordinuara lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë, më shumë po duket dëshirë se sa realitet.
E krejt kjo pasi që opozita ende nuk i ka siguruar numrat për një mocion të tillë.
Është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ai që për arbresh.info, e thotë se iniciativa e Mustafës është më shumë vazhdimësi e iniciativës së muajve më parë, por që ende nuk i kanë siguruar numrat.
Ndërsa ka shtuar se ende nuk e dinë se kur mund të ndodhë takimi ndërmjet dy liderëve të opozitës.
“Nuk kemi ndonjë ide se kur do të jetë dita e takimit, por unë mendoj se edhe këto takime janë vazhdë e përpjekjeve për t’i bërë numrat për ta rrezuar këtë qeveri. Opozita si ka numrat e mjaftueshëm, por është një përpjekje legjitime dhe shpresojmë se edhe ndonjë deputet i pakënaqur i pozitës t’i bashkëngjitet, në të kundërt ne si kemi numrat. Nuk e dimë nëse do të jetë ky takim gjatë kësaj jave varet nga zotëri Mustafa si iniciues i këtij takimit. Mendoj se kjo është veç vazhdim i përpjekjeve të mëhershme dhe s’besoj se ka ndonjë zhvillim të ri në këto momente”, ka përfunduar Kurteshi.
E ndonëse muaj më parë një iniciativë e tillë për rrëzimin e qeverisë, ishte përkrahur vetëm nga dy partitë më të mëdha opozitare, tash një iniciativë të tillë po del se do të përkrah edhe Partia Socialdemokrate.
Shkodran Hoti, thotë se kjo parti do e mirëpresë një takim mes liderëve të opozitës.
Ndërsa shton se deri tash nuk kanë marr ende asnjë ftesë për një takim të tillë.
“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”.
Ndryshe ajo çka dimë deri tash është vetëm se gjatë kësaj jave do të zhvillohet një takim mes liderëve opozitarë, por data e as ora ende nuk dihet.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Mustafa ka thënë se çdo gjë do të jetë transparente por dita e takimit ende nuk dihet.
“Dita dhe ora ende nuk është caktuar, kryetari Mustafa publikisht dje ka treguar iniciativën e tij, por ende nuk është vendosur për ditën e takimit”, thotë Mustafa për arbresh.info.
Kujtojmë se muaj më parë ka patur edhe të tjera iniciativa deklarative për rrëzimin e qeverisë, të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të përcillen për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës./V.Selimi/Arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...