Përçarja dhe përleshja me karrige që ndodhen në vitin 2006, duket se nuk do të jetë e fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë herë destinacioni i përleshjeve mese anëtareve janë mbledhjet e mbajtur në nëndegë. E fundit ishte në Mitrovicë, ditën e diele.
E për keqardhje gjendjen e LDK-së, po e shohin themeluesit e partisë më të vjetër në Kosovë.
Ndonëse aktualisht nuk është në ndonjë pozitë aktive në LDK, profesori Jusuf Buxhovi, në një përgjigjej dhënë arbresh.info, shkurtimisht thotë se për krejt zhvillimet e fundit në partinë që dikur ishte pjesë e saj do të flas më rastin e 30 vjetorit të themelimit.
“Nuk i komentoj këto zhvillime kjo është për keqardhje nuk merrem më këtë edhe pak ditë unë do të dal më një shkrim autorial më rastin e 30 vjetorit të LDK-së në këtë shkrim të përfshira do të jenë edhe problemet e fundit në LDK”, deklaron Buxhovi.
Ndërsa për themeluesin tjetër, Milazim Krasniqi, krejt ky zhvillim në partinë që dikur udhëhiqej nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ka ardhur pas tentativës për të mbuluar krizën e lidershipit brenda LDK- së.
“Procesi zgjedhor në LDK me aq sa unë e kam përcjell ka qenë jo mjaftueshëm transparent, ose mediat s’kanë pasur interesim me përcjell, pasi ka pak informata për këtë proces. Në përgjithësi mendoj se ky proces që po zhvillohet po fshihet diçka. Ka një tentativë për të mbuluar një krizë të lidershipit që po ekziston. Ka pas zëra pretendent për të parin e partisë dhe ata kanë me vete një pjesë të anëtarësisë në ato vija, shfaqen edhe problemet në teren”.
Tutje profesori Krasniqin, shton se krejt përgjegjësia për të gjitha incidentet bie mbi udhëheqësit e saj.
Sipas tij, çdoherë në zgjedhje duhet të përdoren një anëtar një votë, e jo kush sa ‘dosta’ do t’i mbledhë.
“Përgjegjësia për incidente gjithmonë i bie udhëheqësit të partisë, që duhet të jetë më e qartë. Besoj që zgjidhja për LDK-në, dhe për partinë e qendrës së djathtë është që të epet mundësia apo zgjedhja një anëtar një votë. Pra, çdo anëtar të votojë, e jo kush mund të mbledh pak ma shumë dosta. Ajo që po shihet është se janë dhënë mesazhe të çakorduara nga udhëheqësit e partisë dhe ato mund të bëjnë probleme. Uroj mos të ketë incidente pasi populli është lodhë me këto, por për të mos ndodhë, udhëheqësia duhet të mobilizohet dhe të jenë më unik në udhëheqje të partisë”.
Ndryshe, zgjedhjet brenda LDK-së kanë filluara më 16 mars, dhe së fundi degëve i është kërkuar që të përmbyllin proceset e tyrezgjedhore, në mënyrë që të përshpejtohet procesi. LDK-ja është në kontakt me partitë politike opozitare për të marrë mbështetjen e duhur për rrëzimin e qeverisë./V.Selimi/Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...