Kosovarët në numër jo të vogël kanë qenë të përfshirë në një mënyrë ose tjetër në luftërat arabe.
Një pjesë e kosovarëve të cilët kanë shkuar atje, pas kapitullimit të ISIS-it javë më parë janë kthyer në Kosovë falë një bashkëpunimi të Kosovës me partnerët
Por, një pjesë e atyre që kanë shkuar ende kanë mbetur në zonat e luftës.
Në një përgjigje për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme është thënë se Kosova është duke punuar në drejtim të kthimit të qytetarëve të tjerë të mbetur atje.
Përkundrazi se në pjesën e parë të të kthyerve në Kosovë, shumica ishin gra dhe fëmijë, në pjesën e mbetur shumica janë burra.
Sa i përket rrezikut që i kanoset Kosovës me kthimin e tyre dhe sa është e rrezikuar nga brenda Kosova nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi, lajmi.net ka kontaktuar me Mentor Vrajollin nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe ekspertin e sigurisë, Avni Islami.
Mentor Vrajolli nga QKSS është shprehur se ekziston një rrezik i madh, por jo aq sa të jetë gjendje alarmante.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka rrezik evident, por se institucionet e sigurisë duhet të jenë në gjendje gatishmërie.
“Është normalisht rrezik, por jo rrezik i madh që të jetë gjendje alaramante. Por sigurisht, institucionet janë të përgatitura për çfarëdo rreziku që mund t’i kanoset Kosovës. Në këtë këndvështrim është një rrezik që nuk është shumë evident, por i mundshëm kur e dimë që edhe në shumë vende të tjera ka pasur sulme të ndryshe të papritura”, tha Vrajolli
Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Avni Islami është shprehur se ata qytetarë të Kosovës duhet të kthehen në vendin e tyre pavarësisht nëse kanë kryer krime ose jo.
“Jo vetëm ata qytetarë të Kosovës që kanë marrë pjesë në luftërat në vendet arabe, por edhe këta të cilët kanë mbetur, pavarësisht se ata kanë kryer vepër penale dhe pavarësisht asaj se ligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës që marrin pjesë në lufta jashtë vendit, pavarësisht kësaj ata janë qytetarë të Kosovës dhe mendoj që secili prej tyre duhet të kthehet në vendin e vet”, tha Islami.
Më tutje ai ka shtuar se nuk duhet të paragjykohen nëse kanë kryer vepra penale ose jo – pasi kjo është punë e organeve të drejtësisë.
“Nuk duhet paragjykuar se kush dhe cili ka kryer vepra penale, janë organet kompetente që do t’i verifikojnë nëse ata kanë kryer krime dhe vepra penale. Secili qytetar është i pafajshëm deri sa mos t’i shqiptohet dënimi, kësisoj ata duhet të kthehen dhe nëse janë të fajshëm duhet të dënohen”, tha Islami.
E madje, Islami nuk sheh rrezik nga të kthyerit nga Siria për cenim të sigurisë në vend, por ai këtë mundësi e sheh brenda.
“Unë me vet faktin që të gjithë ata që kthehen janë të identifikuar me emër dhe mbiemër dhe janë të demaskuar nuk mendoj se mund të paraqesin rrezik, rrezik janë ata që janë brenda Kosovës e që mund të mos jenë identifikuar dhe mund të kryejnë vepra të ndryshme”, tha Islami.
Islami në fund tha se me të kthyerit duhet të merret shteti dhe shoqëria, qoftë për t’i ndihmuar në risocializim, qoftë për t’i dënuar për krimet që kanë kryer.
Gjithashtu, një numër i madh i pjesëmarrësve në luftërat arabe janë dënuar nga institucionet e vendit.
Për kryerjen e kësaj vepre të jashtëligjshme sipas ligjit të Kosovës, personi mund të dënohet nga 3 deri në 15 vite burg.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...