Sot Dita Ndërkombëtare e Biodiverzitetit, mbjellen fidane

07:01 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit të pastër, Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën e Obliliqit dhe Let’s do it Kosova organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Kryetari i Komunës, Koordinatorja Zhvillimore e OKB-së, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, ambasadorë, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, udhëheqësi i Let’s do it Kosova, përfaqësues të agjencive të OKB-së, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqërisë civile, etj.

Ngjarja shënon fillimin e punëve në parkun e planifikuar dhe financuar kryesisht nga Komuna e Obiliqit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme