Google ADS

6 mënyra si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mos urinojë në shtrat

00:57 | 22 Maj 2019
Trina Galanxhi

Të urinuarit është një dukuri e zakonshme mes moshës 4- 7 vjeç.

Ndonjëherë mund të shkojë edhe më tej. Për disa prindër, ky mund të jetë kthyer në një problem të vërtetë.

Por duhet të dini se këtu nuk ka asgjë anormale, madje ka plot mënyra për ta parandaluar atë.

  1. Zvogëloni numrin e pijeve para se të shkojë ora për gjumë
    Për të parandaluar që fshikëza e fëmijës të jetë plot gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që pijnë në fund të pasdites dhe përpara gjumit. Ata duhet të konsumojnë shumë ujë në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë të zvogëlojnë sasinë kur dita përparon. Gjithashtu, është e rëndësishme që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë, para kohës së gjumit. Bëjeni këtë pjesë të rutinës suaj të mbrëmjes.
  2. Shmangni ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën
    Ka lloje të caktuara të ushqimeve që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël, duke shkaktuar që ata të kenë incidente kur flenë pasi nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të fshikëzës. Shmangni ushqimet që janë shumë acidike si lëngje frutash që përmbajnë limon, portokall, ananas, mollë ose boronicat.
  3. Shmangni produktet si qumështi apo kosi, sepse qumështi mund të bëjë që fëmija juaj të ndihet më i përgjumur dhe i pengon ata të zgjohen kur fshikëza e tyre është plot. Gjithashtu shmangni çokollatën e nxehtë, çajin ose ndonjë pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer apo kafeinë.
  4. Ndërpriteni gjumin e fëmijës për t’i çuar në tualet
    Fëmijët zakonisht kanë një gjumë të rëndë prandaj është e vështirë që ata të zgjohen, megjithëse fshikëzën mund ta kenë plot. Ideja është që ju si prind t’i çoni ndonjëherë gjatë natës, në mënyrë që ata të shkojnë vetë në banjo derisa t’i kthehet në një rutinë.
  5. Dyfishoni marrjen e magnezit
    Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra Kombëtare Klinike, fëmijët mund të vuajnë nga urinimi gjatë natës sepse ata nuk kanë magnez në dietën e tyre. Mungesa e magnezit e bën sistemin nervor më pak të përgjegjshëm, kështu që një fëmijë nuk është i vetëdijshëm kur duhet të përdorë tualetin. Nuk ka nevojë t’i jepni suplemente. Magnezin duhet ta marrin përmes ushqimeve. Duhet të hanë më shumë avokado, fara susasi, banane, salmon etj.
  6. Mbani një ditar
    Mbani një ditar për të shënuar çdo gjë që ndodh gjatë ditës. Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni zakonet, aktivitetet, ushqimin, marrjen e lëngjeve të fëmijës suaj, shëndetin emocional dhe mendor. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të nxisë urinimin e tyre.
    6.Flisni me fëmijën tuaj
  7. Bisedoni me fëmijën tuaj për të kuptuar gjendjen e tyre emocionale në përgjithësi. Ndonjë situatë ankthi apo paniku mund të jetë shkaku i lagështirës së shtratit të tyre. Duhet t’i mbështesni dhe jo t’i bëni të ndihen në faj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme