David de Gea ka refuzuar ofertën e fundit për kontratë nga Manchester United.
Portieri ka bërë se nuk do të vazhdojë marrëveshjen e tij përtej sezonit të ardhshëm duke i vendosur në presion drejtorët në Old Trafford për shitjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
United ka dështuar për t’i ofruar pagën prej 350 mijë funta në javë atij – gjë të cilën Paris Saint Germaini është i përgatitur për t’i ofruar.
PSG ka në plan të shtrojë ofertë 60 milionëshe në merkaton aktuale të transferimeve ose të zgjedh nënshkrimin me 28-vjeçarin falas një vit më vonë.
Qëndrimi i De Geas është një goditje masive për detyrën nga Ole Gunnar Solskjaeri për rindërtimin e skuadrës në United.
Ylli spanjoll ishte Lojtari më i Mirë i klubit në katër sezonet e fundit, por forma e tij ka rënë këtë sezon dhe kjo ka gjallur dyshime edhe rreth të ardhmes së tij./arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës