E zbulon Unai Emery: Kylian Mbappe dëshironte t’i bashkohej Real Madridit

23:37 | 21 Maj 2019
Arbresh Info

Ish trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery ka zbuluar se Kylian Mbappe dëshironte t’i bashkohej Real Madridit verën e kaluar para se të bindte atë për qëndrim në Parc des Princes.

Mbappe besohet se është rikthyer në radarin e ‘Los Blancos’ pasi pranoi javën e kaluar se do të mendoj largimin nga PSG për shkak se kërkon “më shumë përgjegjësi”, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i Francës ka refuzuar transferimin para fillimisht të sezonit të kaluar por Emery, i cili është tani në detyrë te Arsenali, thotë se 20-vjeçari me lehtësi mund të ketë mund t’i bashkohej Madridit apo rivalit të tyre në La Liga – Barcelonës, 12 muaj më parë.

“Në një pikë, të gjithë e shtyen në PSG”, ka thënë ai për Cadena Ser. “Madje edhe unë kam folur me të dhe babain e tij për të qëndruar. Ai dëshironte të zgjedhte Real Madridin, ai gjithashtu kishte shans në Barcelonë, por ai dëshironte kalimin në Madrid me sy mbyllur”

“Të gjithë së bashku e bindëm atë për projektin në Francë dhe e bëmë atë të qëndrojë. Ne është dashur të vendosim të holla mbi tavolinë dhe këtë e kemi bërë”

Mbappe ka gjetur rrjetën 38 herë brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon./arbresh.info/

Të ngjashme