Gruaja e Iker Casillas po lufton kancerin vetëm disa javë pas sulmit në zemër

22:37 | 21 Maj 2019
Arbresh Info

Gruaja e Iker Casillas ka zbuluar se ajo është duke luftuar kancerin vezor vetëm disa javë pasi portieri i Portos pësoi një sulm në zemër.

Bukuroshja Sara Carbonero bëri njoftimin tronditës sot (e martë) në një postim emocionues në rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info.

“Kur ne nuk jemi rikuperuar ende nga një tronditje, jeta na ka befasuar sërish neve”, shkruan ajo. “Këtë herë jam unë, kam atë sëmundjen me gjashtë shkronja që kam ende problem ta shkruaj”

“Disa ditë më parë gjatë një kontrolle, doktorët përshkruan një tumor të keq në veze dhe unë jam operuar”

“Gjithçka ka shkuar mirë dhe fatmirësisht ne e kemi vërejtur në kohë, por kam ende disa muaj të mbetur duke luftuar ndërkohë jam duke bërë edhe trajtimin përkatës”

“Jam e qetë dhe besoj se gjithçka do të bëhet mirë. E di se rruga do të jetë e vështirë, por unë gjithashtu do të kem një përfundim të lumtur”

“Kam mbështetjen e familjes, shokëve dhe një stafi të mrekullueshëm mjekësor”

“E shfrytëzoj rastin që në këtë moment të kërkoj nga kolegët e mi gazetarë të shfaqin respekt dhe të jenë të kuptueshëm ashtu siç e kanë shfaqur gjithmonë me mua, veçanërisht në këto momente të vështira dhe delikate për mua dhe familjen time”

35-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë me burrin e saj, ndihmoi në organizimin e ditëlindjes së 38-të të burrit të tij ditë më parë para se të njoftonte për lajmin tronditës rreth saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme