Google ADS

Kërcënimet iraniane janë vënë në pritje, thotë shefi amerikan i mbrojtjes

22:53 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Sulmet potenciale nga Irani janë “vënë në pritje” nga kundërmasat e SHBA-ve, tha të martën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Patrick Shanahan.

SHBA ka paralajmëruar në javët e fundit një kërcënim nga Irani, por nuk ka dhënë detaje, transmeton portali arbresh.info.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur ndjeshëm që kur Donald Trump fitoi presidencën amerikane.

Presidenti Trump vitin e kaluar në mënyrë të njëanshme tërhoqi SHBA-të nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe pesë fuqitë botërore.

Të dielën, zoti Trump shkroi: “Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”.

Shtetet e Bashkuara në javët e fundit kanë vendosur luftanije shtesë dhe avionë ushtarakë në Gjirin, në bregun jugor të Iranit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme