Mediumi i njohur ndërkombëtar “Foreign Policy” ka publikuar një artikull në të cilin ka folur rreth çështjeve me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.
Në këtë shkrim, thuhet se ndonëse dy liderët e Ballkanit, ai i Maqedonisë dhe ai i Greqisë kanë mundur të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë një kompromis, një gjë e tillë nuk po ndodh me dy liderët e dy shteteve tjera, Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë drejtim, ky medium kujton një deklaratë të kryeministrit grek, Alexis Tripras, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, më 2 prill në të cilën ai thotë se “Ne jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure”.
Megjithatë, sipas “Foreign Policy”, një gjë e tillë nuk po ndodh nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili citohet të ketë thënë se “edhe po ta hidhnin në rrugë, ai nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës”.
Duke kapërcyer vitet e vështira, Tsipras negocioi një marrëveshje përparimi mbi çështjet e ndjeshme të identitetit kombëtar që panë fqinjën verior të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten në armiqësi, të paaftë për të gjetur një mënyrë që Beogradi të njohë Kosovën.
“Çelësi i Marrëveshjes së Prespës nuk ishte vetëm guximi i udhëheqësve në Athinë dhe Shkup, por edhe qasja e tyre gjithëpërfshirëse ndaj problemit. Përmes negociatave të mençura, të ndihmuar nga një ndërmjetës i aftë amerikan dhe i diplomacisë së SHBA, Athina dhe Shkupi erdhën me një formulë. Rezultati është një rrugë për njohje të plotë. Vizita historike e Tsipras në Shkup, si vizita e Anwar Sadat në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet do të pakësohet”.
“E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiq, e as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, shkruan FP.
Ndërsa duke folur për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, Foreign Policy, përmend edhe kundërshtimin e dhënë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila, sipas mediumit në fjalë, me mençuri e prishi planin e ndarjes në një samit rajonal në Berlin në fund të muajit të kaluar.
Megjithatë, shkruan tutje FP, “as Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë”.
Kështu, vihet në pah fakti se Franca është planifikuar të presë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik.
“Por baza për dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet e paqartë – përveç një pike të re: Si Vuçiq dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA-së”.
Kosova ekziston në vetëdijen serbe jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i kombit serb.
“Prandaj, humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet; është tradhti kombëtare. Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton shkëmbimin e tokës të favorizuar nga Vuçiq”.
Kështu, theksohet në shkrimin e FP, si për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron në njohje – në kuptimin më të plotë të fjalës.
Në këtë drejtim, vlerësohet në shkrim, me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm – rezultati i vetëm stabilizues – Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb. Kjo nënkupton zëvendësimin e “kompensimit serb” me qëllimin e kundërt: afirmimin e Serbisë në Kosovë.
“Strategjia e re perëndimore do të synojë të ruajë dhe ‘nderojë’ lidhjen e përhershme serbe me Kosovën, në kuadrin e njohjes së plotë, reciproke. Në vend që të heqë dorë nga veriu i vendit në një përpjekje për të konsoliduar serbët, strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë – në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit”.
Për shembull, thuhet tutje, kushtetuta e imponuar ndërkombëtarisht e Kosovës aktualisht kërkon që Prishtina të mbrojë vendet ortodokse serbe.
Dhe sipas një strategjie të re, Prishtina do ta dorëzonte sovranitetin e plotë mbi këto vende në Kishën Ortodokse Serbe.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...