Kreu i PD-së Lulzim Basha tha nga Berati se Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri janë kapur duke iu bërë presion 4 anëtarëve të KQZ për të eliminuar opozitën nga KZAZ-të.
Ai tha se tabulatet janë depozituar tek partnerët ndërkombëtarë.
“Kjo është nje betejë për jetë a vdekje! Do të prevalojë diktati i krimit, diktati i të korruptuarve deri në palcë, shkelja e kushtetutës, shkelja e Kodit Zgjedhor, emërimi i kandidatëve me rekorde kriminale dhe pastaj fallsifikimi masiv më 30 qershor, për të cilin kanë filluar përgatitjet që sot?
Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja anë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri? E keni gabim!
Mendoni se shktaërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim! Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!”, deklaroi Basha nga Berati.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...