Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar dhe gratë e kësaj force politike, në Tiranë tha se sa më shumë kryeministri Edi Rama të zgjasë vuajtjet e shqiptarëve, aq më shumë shqiptarët do ta ndëshkojnë atë.
“Ne me fuqinë e grave, nuk do të lejojmë pazare në kurriz të shqiptarëve. Këtë gjë shqiptarët e kanë kuptuar, duke qenë prezentë nëpër protestat tona. Pjesë më e madhe e komisionerëve të LSI-së do të jenë gra, dhe kjo sepse gratë as nuk shiten, as nuk blihen. Aty ku Edi Rama nuk e pranon ligjin, mos çuditet kur shqiptarët ta përdorin kanunin. Sa më shumë të zgjasin vuajtjet e shqiptarëve aq më shumë do ngrihen shqiptarët”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja, dhe ato janë motivimi i të gjithë iniciativës.
“Ne duhet të qëndrojmë. Këtë po ju them juve se gratë janë ato që luftojnë dhe edukojnë fëmijët për të ardhmen e shoqërisë, edhe në politikë gratë i japin ngjyrë, i japin vlerë politikës. Misioni ynë është të luftojmë për fëmijët tanë”, tha Kryemadhi./ata/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...